Aktivitetet jashtëshkollore ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë të menduarit kritik dhe kreativitetin

Data e Publikimit 06 Prill 2020

Bardhi është frymëzim për shumëkë. Ai është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, i kushton shumë vëmendje detajeve dhe i pëlqen që t’i zgjidhë problemet në mënyrë efikase.

Bardh Mustafa është anëtar i klubit të karrierës në gjimnazin ‘’Xhavit Ahmeti’’ në Gjilan. Që nga fillimi i bashkëpunimit të shkollës me Programin ‘’Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt”, Bardhi është ndjerë i motivar të kalojë kohën pas mësimit duke punuar në projekte të ndryshme kreative. Ai thotë se i pëlqen që mund të bëjë pyetje, të marrë pjesë dhe të krijojë projekte. Bardhi gjithashtu mendon se nxënësit tani e kanë më të lehtë të pyesin rreth mësimeve dhe të reagojnë.

"Unë besoj se për të qenë një hulumtues i mirë, duhet të kesh aftësi të mendosh në mënyrë kritike."

Prezantimi i shkopit për të verbërit/moshuarit. Shkurt 2020

Bardhi së bashku me disa miq të tij, vendosën të punojnë në një projekt të frymëzuar nga gara e Programit "Sfida e Dizajnit 2020". Ky grup nxënësish, shpenzuan një muaj e gjysmë duke punuar në projekt. Ata puonin çdo ditë pas mësimit në hapësirën krijuese në shkollë, dhe kjo përvojë ishte, siç e përshkroi ai, shumë e këndshme. Ai ishte i përkushtuar të bënte çmos në mënyrë që projekti të plotësonte kriteret e përcaktuara nga konkursi dhe të dilte i suksesshëm. Këmbëngulja dhe ndjenja e tij e përgjegjësisë, e bënë atë një nga anëtarët udhëheqës të klubit të karrierës, dhe tani ai ka detyra të tjera të shtuara në rolin e tij. Tani ai është ndërlidhës midis shkollës dhe një numri të bizneseve të vogla në Gjilan, duke i lidhur këto biznese me shkollën e tij dhe iu siguruar nxënësve mundësi të ndjekjes së punës praktike